Pse e tërheq gjithë vëmendjen Lara Colturin këtë të mërkurë?
E mërkura shënon një moment kyç për Lara Colturin: 19-vjeçarja do të garojë për Shqipërinë në disiplinën slalom në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, një përballje e rëndësishme në kalendarin e saj. Garimi nis në orën 10:00 dhe pritjet ndaj saj janë të larta; 19-vjeçarja shprehet se synon një vend në podium, ndërsa organizatorët e kanë vendosur Larën si skitaren që hap pistën në raundin e parë. Në garën e zhvilluar pak ditë më parë rezultatet ishin të pazakonta për të: pas një perfor
E mërkura shënon një moment kyç për Lara Colturin: 19-vjeçarja do të garojë për Shqipërinë në disiplinën slalom në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, një përballje e rëndësishme në kalendarin e saj.
Garimi nis në orën 10:00 dhe pritjet ndaj saj janë të larta; 19-vjeçarja shprehet se synon një vend në podium, ndërsa organizatorët e kanë vendosur Larën si skitaren që hap pistën në raundin e parë.
Në garën e zhvilluar pak ditë më parë rezultatet ishin të pazakonta për të: pas një performancë që e la në vendin e katërt pas raundit të parë, në kalimin e dytë Colturin u rendit e 16-ta, një ndryshim i konsiderueshëm në renditje.
Në garën e së mërkurës vëmendja nuk do të jetë vetëm tek ajo; priten edhe paraqitjet e Semire Dautit, Lisa Brunga dhe Kiana Kryeziut.