E pabesueshme: Pse hetimet shkuan deri tek vjehrri i Veliajt?
Pas dorëzimit të materialeve të hetimit dhe zbatimit të urdhrit të GJKKO-së, u hodh dritë mbi një seri kërkesash që synonin persona të lidhur me kryebashkiakun. Për habi, një pjesë e të dhënave të kërkuara i përkisnin vjehërrit të tij, person i ndarë nga jeta prej disa vitesh. Dosja tregon se prokurori Ols Dado ka kërkuar informacion nga çdo ujësjellës lokal, zyrat e hipotekave dhe banka të ndryshme në qytete të ndryshme. Kërkesat përfshinin kontrolle të detajuara për Arben Jakov Xoxën, i cili r
Pas dorëzimit të materialeve të hetimit dhe zbatimit të urdhrit të GJKKO-së, u hodh dritë mbi një seri kërkesash që synonin persona të lidhur me kryebashkiakun. Për habi, një pjesë e të dhënave të kërkuara i përkisnin vjehërrit të tij, person i ndarë nga jeta prej disa vitesh.
Dosja tregon se prokurori Ols Dado ka kërkuar informacion nga çdo ujësjellës lokal, zyrat e hipotekave dhe banka të ndryshme në qytete të ndryshme. Kërkesat përfshinin kontrolle të detajuara për Arben Jakov Xoxën, i cili rezulton i vdekur më 24 shkurt 2019, pra shtatë vjet më parë.
Përgjigjet e institucioneve, si ato të Ujësjellësit Vlorë dhe Hipotekës Shkodër, si dhe të disa bankave të rangut të dytë, treguan se i ndjeri nuk kishte pasuri të lëvizshme financiare apo llogari aktive gjatë atij periudhe. Dokumentacioni sqaroi mungesën e transaksioneve shtatë vjet pas vdekjes.
Po ashtu, letra dhe bisedat elektronike me Anton Martini — ish-prokuror i shkarkuar nga procesi i vetting-ut dhe sot në drejtim të Hetimit Tatimor — konfirmojnë se nuk ka aktivitete të regjistruara pas vdekjes së Xoxës. Martini shfaqet i gatshëm të kryejë kontrollime shtesë për çdo kërkesë të adresuar nga Dado.
E mëparshmet ku përfshiheshin emra anonimë si Nesti Angoni dhe Nasta Pellumbi, përdorur për të formalizuar hetimet ndaj kryebashkiakut, bëjnë që edhe hapja e çështjeve lidhur me të vdekurit të perceptohet si një ekstreëm i procesit. Veliaj ka denoncuar prej kohësh konflikt interesi në lejet e ndërtimit që i janë kërkuar nga Dado, dhe ka vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e emërimit të tij në vitin 2008 — një detaj që lidhet me mënyrën e kalimit nga statusi i noterit në atë të prokurorit pa plotësuar kriteret e shkollimit.